10.5 C
Mitrovice
E premte, 24 Tetor, 2025
spot_img

Sejdiu: Kurti nuk beson në kompromis, por në nënshtrim

Më 26 tetor, deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë do të mblidhen për ta votuar Qeverinë e re të Kosovës.

Kjo seancë është paraparë të nisë nga ora 10:00.

A do t’i ketë Albin Kurti, të dielen për t’u bërë sërish kryeministër?

Për këtë, sot në emsionin DPT te Fidani, ka folur analisti politik Dardan Sejdiu.

Ai në Klan Kosova deklaroi se Kurti nuk beson në kompromis, por në nënshtrim.

“Është eksperiencë edhe përvojë. Një prej arsyeve se pse disa prej nesh nuk jemi më në Vetëvendosje, është kjo kërkesa e tij që mendimin, idenë mos me pasë të artikuluar publikisht, ose së paku mos me mujtë me shty përpara. Pra, zoti Kurti është tip i liderit të tillë”, deklaroi Sejdiu në Klan Kosova.

TË FUNDIT

TË FUNDIT