4.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 28 Janar, 2026
spot_img

Sejdiu kritikon opozitën: S’guxojnë të flasin për komunitetin serb, në ekonomi s’dallojnë prej Kurtit

Dardan Sejdiu hodhi kritika të forta ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partive të tjera opozitare për mënyrën se si po zhvillojnë betejën politike kundër pushtetit.

Sejdiu vlerësoi në Rubikon se opozita po dështon të ofrojë një alternativë serioze dhe të dallueshme nga Lëvizja Vetëvendosje, veçanërisht në tema të ndjeshme si të drejtat e komunitetit serb dhe politikat ekonomike.

“Nuk mundesh me i thënë vetes se unë po bëj betejë karshi pushtetit, por nuk po kam guxim të tregoj se çka mendoj për të drejtat që duhet t’i gëzojë komuniteti serb, sipas Kushtetutës’, tha ish-deputeti i VV-së.

”Pastaj, në anën tjetër, kur i sheh duke folur për çështje sociale, të ekonomisë, të jetës së qytetarit, nuk shoh ndonjë dallim me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai thotë unë e bëj rrogën 500 euro, ky thotë unë e bëj 800 euro. Ky del thotë unë do të jap shtesa, ai thotë janë të paligjshme. Kjo nuk është politikë”, tha Sejdiu.

TË FUNDIT

TË FUNDIT