4 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Sasi e madhe e parave false po qarkullojnë në Kosovë: Policia raporton disa raste brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë paraqitur gjashtë raste ku janë raportuar para false, shkruan Gazeta Metro.

Raportimet për para false vijnë nga qytetet e Prizrenit, Prishtinës, Gjilan, Lipjan dhe Pejë. Paratë e falsifikuara janë kartëmonedha prej 500 euro, 100, dhe 50 euro.

Më poshtë raportet e plota:

Rr. Blerim Shala, Prizren 26.01.2021 – 10:40. Ankuesja femër kosovare punonjëse e një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 500 (pesë qind) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Blerim Shala, Prizren 26.01.2021 – 10:40. Ankuesja femër kosovare punonjëse e një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Nënë Tereza, Gjilan 15.01.2021 – 11:56. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Ilir Konushevci, Prishtinë 26.01.2021 – 08:51. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet te jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan 26.01.2021 – 11:25. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 100 (një qind) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Pejë 23.01.2021 – 14:20. Lidhur me rastin, njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. //gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT