3.9 C
Mitrovice
E martë, 7 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Sami Lushtaku: PDK-ja mbetet forca politike që përfaqëson interesat e çdo qytetari

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku bashkë me deputeten e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshit gjatë ditës së sotme ishin në Klinë të Mesme.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku tha se atje u dëshmua mbështetja e fuqishme e qytetarëve të këtij rajoni për Partinë Demokratike të Kosovës.

“Sot, bashkë me deputeten Ariana Musliu Shoshi, patëm kënaqësinë të takohemi me qytetarët e Klinës së Mesme, të cilët edhe një herë dëshmuan mbështetjen e tyre të fuqishme dhe të palëkundur për Partinë Demokratike të Kosovës”.

Energjia dhe besimi i këtyre njerëzve janë dëshmi e qartë se PDK-ja mbetet forca politike që përfaqëson interesat e çdo qytetari. Mbështetja dhe besimi juaj na japin motivin për të vazhduar betejën për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe me perspektivë për brezat që vijnë”, shkroi Lushtaku.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT