7.9 C
Mitrovice
E diel, 15 Shkurt, 2026

Sami Lushtaku apo Bekim Jashari, cili kishte vota më shumë në zgjedhje kur u zgjodhën kryetarë

Komuna e Skenderajt, zyrtarisht ka dy kandidatë për kryetar. Sami Lushtaku dhe Bekim Jashari, janë dy ‘rivalët’ e vetëm deri më tani që do të ballafaqohen në këtë garë me 17 tetor, për të parin e Skenderajt.

Sami Lushtaku të hënën e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Skenderajt nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa Bekim Jashari të shtunën, si kandidat i pavarur.



Jashari synon që të fitojë edhe një mandat 4 vjeçar, ndërsa Lushtaku synon që të fitojë për të tretën herë ulësen e të parit të kësaj komune.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2009, Sami Lushtaku kishte fituar mandatin e parë si kryetar i komunës me 25 mijë e 17 vota, apo 85,02% të votave.

Mandatin e dytë, Lushtaku e kishte fituar në vitin 2013 me plotë 17 mijë e 825 vota, apo 88,21%.



Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Bekim Jasharit i ishte hapur rruga nga partitë e mëdha si PDK, LDK dhe AAK të cilat vendosen që të mos shpallin kandidat për kryetar të Skenderajt, ku edhe më pas fitorja e Jasharit ishte e lehtë.

Ai në këto zgjedhje fitoi me 13 mijë e 982 vota, apo 85,52% të votave.

Deri më tani Lushtaku e Jashari janë kandidat zyrtar për të parin e Skenderajt, partitë e tjera nuk kanë zyrtarizuar ende kandidaturat për këtë komunë. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT