27.4 C
Mitrovice
E enjte, 21 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Sami Kurteshi sulmon sërish mediat: Shumica shkruajnë shqip e janë përkrahës të Listës Serbe

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi edhe në mbledhjen e sotme të këtij komisioni i ka sulmuar mediat.

Teksa po diskutonin për certifikimin e Listës Serbe, ai duke iu përgjigjur anëtarit të PDK-së, Arianit Elshani i cili tha se abstenojnë nga votimi për moscertifikim e Listës Serbe, pa i marrë informacionet nga institucionet e sigurisë dhe nuk dëshirojnë të bëhen pjesë e një lufte mediale lidhur me këtë temë.

“A ja bjen AKI dhe Policia këto dokumente nuk e di unë. Kjo nuk është luftë mediale, sepse zoti kolegë, unë nuk dalë në asnjë media. Bile refuzoj me komuniku me mediat sepse shumë prej tyre shkruajnë shqip e janë përkrahës të tyre.”, tha Kurteshi.

Në mbledhjen e sotme KQZ nuk e refuzoi Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të tetorit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT