8.3 C
Mitrovice
E enjte, 30 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Salwan Momika – djegësi i Kuranit – u vra ndërsa ishte live në TikTok

Salwan Momika, njeriu që dogji një kopje të Kuranit në vitin 2023, duke shkaktuar protesta të dhunshme në disa vende islamike, është qëlluar për vdekje në banesën e tij në qytetin Sodertalje, Suedi dhe sipas raportimeve, ngjarja ndodhi teksa ai ishte duke transmetuar live në platformën TikTok.

Një video qarkullon në media sociale, e censuruar për pamjet, ku dyshohet pikërisht se është video ku Momika është vrarë gjatë transmetimit të tij.

“Një burrë u gjet i qëlluar me armë zjarri në një shtëpi në Hovsjo, Sodertalje, të mërkurën vonë në mbrëmje. Viktima ishte 38-vjeçari Salwan Momika, i cili vdiq nga plagët e marra”, raporton transmetuesi shtetëror suedez SVT.

Një hetim mbi incidentin është duke vazhduar dhe një zëdhënës i policisë së Stokholmit tha se pesë persona janë arrestuar në lidhje me hetimin e vrasjes. Viktima ende nuk është bërë zyrtarisht i identifikuar.

Protestat e furishme në vendet islamike

Momika, një refugjat irakian, dogji Kuranin për herë të parë në vitin 2023, në shenjë proteste kundër Islamit. Herën e parë jashtë një xhamie në Stokholm dhe e dyta jashtë ambasadës së Irakut. Protestat e Momikës fillimisht u ndaluan nga policia dhe më pas u autorizuan nga autoritetet suedeze, të cilat thanë se ishin pjesë e lirisë së shprehjes.

“Përdhosja” e Kuranit shkaktoi protesta të furishme në Irak dhe vendet myslimane. Protestuesit irakianë sulmuan dy herë ambasadën e Stokholmit në Bagdad në korrik 2023 dhe qeveria irakiane dëboi ambasadorin suedez dhe tërhoqi të ngarkuarin me punë.

Vendimi pritet sot

Në gusht 2024, Salwan Momika u padit nga Prokuroria Suedeze, së bashku me një tjetër irakian, Salwan Najem, për nxitje të urrejtjes mbi baza etnike. Sipas AFP, gjykata e Stokholmit do të vendoste sot mbi akuzat e nxitjes së urrejtjes etnike kundër Momikës; Vendimi u shty për shkak se “njëri nga të pandehurit ka vdekur”.

Përveç djegies së Kuranit, Momika kishte vendosur një fetë proshutë në librin e shenjtë, e kishte shkelur dhe kishte grisur disa faqe. Burri i kishte justifikuar veprimet e tij duke argumentuar se, sipas mendimit të tij, Kurani përfaqëson “një rrezik për ligjet demokratike dhe për vlerat suedeze dhe njerëzore”./AalbanianPost

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT