23.1 C
Mitrovice
E martë, 21 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Sadiku pëson humbje nga Alexiusson

Donjeta Sadiku ka pësuar humbje nga kampionia e Suedisë, Agnes Alexiusson.

Donjeta Sadiku ka humbur përballjen ndaj Agnes Alexiusson në rrethin e dytë të turneut kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që po mbahet në Paris të Francës.



Me vendim të gjyqtarëve, Sadiku u mund me rezultat 3:2, ku dy gjyqtarë i dhanë fitoren kosovares, ndërsa tre të tjerë suedezes.

Me këtë humbje, Sadiku humb rastin për të fituar normën olimpike Tokio 2020.



Mundësia e vetme që Donjeta të marrë pjesë në Tokio 2020, është nëse merr ftesë nga Komisioni Tre-Palësh në përbërje: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare dhe Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT