Arlind Beqiri është një nga zërat më premtues të muzikës në vend, shumë i talentuar dhe unik.
Këtë herë këngëtari i ri po vjen në duet me atë që e krahasojnë gjatë gjithë kohës, legjendën e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu.
Kënga që do të lansohet së shpejti mbanë titullin “Ti je unë”. Teksti i këtij projekti special është shkruar nga Kreshnik Avdiu, me muzikë nga Ardian Kastrati dhe klip të realizuar nga “Fama Films”.
Këngëtari Arlind Beqiri, thotë se e ka pasir ëndërr që një ditë të takohet me idollin e tij, Sabri Fejzullahun.
“U takuam dhe nga takimi lindi një gjë tjetër , që ajo veq mu ka sjell në mendje e jo që bëhet ndonjëher në realitet, po flas për projektin që e përfunduam me axhën Sabri. Ai më bëri të qaj , edhe më shumë kur këngës ia vuri emrin “Ti je unë”. Kjo për mua ishte, nuk di as si të shprehem , ishte çdo gjë e bukur që kisha mundur ta mendoj , diçka që mua më mbush plotë jetë e më jep shpresë çdo mëngjes. Mirënjohës e falënderues përjetë, axhës Sabri , dhe ajo që më bën më shumë krenar është se ai beson në potencialin tim, artin tim ,dhe unë do t’ja ndjek rrugën atij , dhe zërin e tij që mos të vdesë kurrë”, ka thënë këngëtari për “Kosovaren”.
Kujtojmë edhe një herë që sozia e Sabri Fejzullahut po vjen në duet ne vetë këngëtarin e madh.
Të shtunen do të publikohet projekti i përbashkët.