4.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 28 Janar, 2026
spot_img

Rusia kërcënon BE’në me përfshirje në dialogun mes Kosovës e Serbisë

Rusia është e gatshme për aspekte të reja rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës nëse do Serbia, kështu tha Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko, i cili shprehu mbështetje për Serbinë në procesin e dialogut pas vështirësive që po dalin në marrëdhëniet me Bashkimin Europian sipas tij.

Botsan-Kharchenko në një deklaratë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA ka përsëritur se nivelet më të larta të Rusisë tanimë kanë shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar elemente të reja sa i përket rolit të Rusisë në procesin e dialogut.



“Me gjithë vështirësitë momentale në marrëdhëniet me Perëndimin, çështja e Kosovës po na shfaqet në kontaktet me ta, për shembull, me Bashkimin Europian. Nëse Beeogradi do të dilte me elemente të reja kur bëhet fjalë me rolin e Rusisë, këto ide edhe do të mund të shqyrtoheshin, që tanimë është bërë e ditur edhe në nivelin më të lartë”, ka thënë ambasadori rus.

Si zakonisht ai, diplomati rus përsëriti qëndrimin pengues të Rusisë se pjesëmarrja e tyre në zgjidhjen e çështjes së Kosovës tani para së gjithash është e orientuar nga këndi i rolit të saj si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB’së.

Sipas Botsan-Kharchenko agjenda e Këshillit të Sigurimit është më me peshë dhe më parimore sesa bisedimet e ndërmjetësuara nga Brukseli.



“Kjo është më e rëndësishme pasi problemi i Kosovës është pjesë e agjendës së Këshillit të Sigurisë. Kjo është më me rëndësi, me e madhe dhe më parimore sesa negociatat e tanishmee, sepse pas çdo zhvillimi të dalë nga dialogu zgjidhja e vetme e mundshme është ajo që përmbush interesat e Beogradit dhe që mund të mbështetet nga Këshilli i Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara” ka thënë ambasadori rus./gazetametro

TË FUNDIT

TË FUNDIT