3.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Rukiqi qesh me Muratin: Të hyrat tatimore janë rritur në kurriz të qytetarëve që kanë paguar çmime me të larta

Berat Rukiqi nga LDK i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, rreth një statusi të këtij të fundit ku thotë se për shkak të luftës së pakompromis ndaj kontrabandës janë dyfishuar të hyrat tatimore gjatë 4 viteve.

Rukiqi ka qeshur dhe ka thënë se ministri Murati është “në botën e dëshirave”.

Ai e ka quajtur Muratin “ministër propaganda” dhe ka thënë se ai po e shet si luftim të kontrabandës “rritjen e të hyrave tatimore në kurriz të xhepit të qytetarëve që kanë paguar çmime më të larta”.

“Hahahahahahahahahha. Hekurani në botën e dëshirave. Dyfishimin e deficitit tregtar dhe rritjen eskponenciale të importeve, apo daljen e mbi 5 miliardë eurove, jashtë ekonomisë të vendit, ministër Propaganda, po ka dëshirë, t’na e shet si sukses. Rritjen e të hyrave tatimore, në kurriz të xhepit të qytetarëve, që kanë paguar çmime me të larta, po ka dëshirë të na e shet si luftim i kontrabandës. Një nxënëa i një shkollë të mesme ekonomike, do të ishte me kreativ, në tregimin e ndonjë suksesi në ekonomi apo intepretimin e të dhënave.”

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT