15.8 C
Mitrovice
E enjte, 18 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Rukiqi: Me këtë qeverisje, ne jemi nën mesataren 4% të rritjes ekonomike

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar sot ndaj pushtetit të VV’së, duke shpërfaqur propagandën e këtij ‘regjimi të axhamive’.

Rukiqi në një postim në Facebook, ka ripostuar tabelën e 11 prillit, ku ka demantuar një propagandë të partisë në pushtet, me shifrat e rritjes ekonomike.

Ai tha se në 9 vite nga 11 vitet e fundit Kosova e ka rritjen ekonomike më të lartën në rajon, prandaj krekosja e Vetëvendosjes është vetëm një tentativë për mashtrim me këtë fakt.

“Për “ekspertët” e Vetëvendosjes një mësim bazik: Rritja ekonomike nuk është zhvillim ekonomik. Rritja ekonomike që nuk e rrit mirëqenien e qytetarëve, nuk krijon vende pune, nuk rrit investimet, nul rrit eksportet, nuk prodhon zhvillim ekonomik. Në fakt, me këtë qeverisje, ne jemi nën mesataren 4% të rritjes ekonomike, mesatare e rritjes ekonomike që e kemi pasur, në periudhë e pas shpalljes të pavarësisë e deri në pandemi”, ka shkruar Rukiqi. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT