-5.3 C
Mitrovice
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img

Rugova: Albini si Enver Hoxha, Vjosa po bëhet krah e falangave të kuqe

Naser Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka komentuar përafrimin e Vjosa Osmanit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kalimi i saj haptazi në taborin e VV-së është edhe përgjigjja ime pyetjes se pse tash e disa muaj nuk kam besuar më në znj. Vjosa Osmanin. Është për keqardhje se si një intelektuale si ajo bëhet krah e fallangave të kuqe që duan ta shkëpusin Kosovën nga familja perëndimore”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton IndeksOnline.

Kurse, kreun e LVV-së, Albin Kurti, e ka krahasuar me Enver Hoxhën.

“Albini është si Enver Hoxha, sepse do ta fusë Kosovën dhe shqiptarët në konflikt me Amerikën, ndërkaq fajtor për ngritjen e Albinit është Hashim Thaçi me shokë. LDK-ja do t’i mbijetojë edhe kësaj sfide dhe nuk do të lejojmë aventura me fatin e Kosovës”, ka shkruar Rugova./IndeksOnline/

TË FUNDIT

TË FUNDIT