24.4 C
Mitrovice
E martë, 16 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Rubin: Në fillim UÇK-në e përshkruanim si organizatë terroriste, kjo ndryshoi pasi ata u pajtuan me marrëveshjen e Rambujesë

James Rubin po vazhdon dëshminë në Hagë.

Ai ka thënë se në fillim, UÇK-në e shihnin si terroriste.

“Periudha 1996-97-98, personi që ishte ambasadori Gelbard ishte përgjegjës. U takua me njerëz të UÇK-së, në kohën kur ne i përshkruanim si persona që bënin aktivitete terroriste. Ndoshta ne shkelëm dëshirën tonë që të ishim në anën e engjuve gjithmonë, ne fillimisht e përshkruanim si organizatë me aktivitete terroriste, dhe ne sigurisht me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste. Ky qëndrim ndryshoi sidomos pasi UÇK-së u pajtua me marrëveshjen e Rambujesë”, tha Rubin në Hagë, raporton Nacionale.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT