Infrastruktura e rrugës Ali Zeneli përballë xhamisë së madhe në Mitrovicë ndodhet në gjendje të mjerueshme, shkruan Mitrovica SOT.
Një qytetar banor lagjeje dhe lexues i Mitrovica Sot ka dërguar disa foto të gjendjes së mjerueshme të kësaj rruge.
Sipas qytetarit, gjendja e keqe e rrugës ka bërë që në sipërgaqe të dalin ujërat e zeza e të hyjnë në podrumet e banesave. Po ashtu, ai thotë se kanë bërë peticion me 400 nënshkrime por se deri tani askush nuk ka ndërmarrë asgjë.







