20 C
Mitrovice
E mërkurë, 4 Tetor, 2023
spot_imgspot_img

Rrotullohet autobusi me serbë në Bullgari, mes të lënduarve rëndë ka edhe fëmijë

spot_img

Një autobus nga Serbia është përmbysur në autostradën e Trakës në Bullgari, duke lënduar tetë fëmijë dhe katër të rritur, disa prej tyre rëndë, raporton Euronews Bulgaria, përcjell media serbe N1. Autobusi përfundoi në një kanal, shkruan N1.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, një zjarrfikës dhe disa mjete policie. Të gjithë pasagjerët janë shtetas të Serbisë dhe në autobus kanë qenë 48 persona. Ata po ktheheshin nga Sunny Beach, pas pjesëmarrjes në festivalin në Nessebar, sipas mediave bullgare.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Stara Zagorës. Ndërkaq, RTS raporton se të lënduarit po transportohen në spitalin e Stara Zagorës dhe se dy persona kanë marrë lëndime të rënda, njëri prej të cilëve është fëmijë.

Gjithashtu televizioni publik bullgar bën të ditur se ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por edhe se në autostradën për në Sofje është krijuar një bllokadë dhe kolona të gjata, si dhe është krijuar një korridor për mjetet e emergjencës.

/GazetaSinjali/

OP/ED

Koncepti i Luftës në kohën Post-Moderne – Sfidat e reja për Dominimin Global

Shkruan: Fetah Zejnullahu Duke pasur parasysh historinë e konceptit të...

Sigurimi Shëndetësor si nevojë imediate për Policinë e Kosovës

Shkruan: Arben Dashevci – Njohës i Çështjeve të Sigurisë Përfundoj...

Kurti nuk do debat por bindje – nuk do garë por nënshtrim!

Kurti po e orienton tërë kapacitetin e tij të...
spot_img

Artikujt e fundit

Drejtori i Policisë jep detaje tjera për sulmin në Banjskë: Po hetohet përfshirja e mundshme e personave nga Rusia

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,...

Trepça fiton ndeshjen e parë në FIBA Europe Cup

Basketbollistët e Trepçës e kanë fituar ndeshjen e parë...

Super Arbnor Muja, shënon super gol për Antwerpin

Antwerp ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Shakhtar...

KEDS tregon cilat vende nga Mitrovica do të mbeten pa energji elektrike

Disa vende të Mitrovicës do të mbeten pa energji...

Paralajmërohet ndalimi i prodhimit dhe përdorimit të disa lloje qeseve në Kosovë

Udhëzimi administrativ për ndalimin e qeseve të plastikës, i...
spot_img

Drejtori i Policisë jep detaje tjera për sulmin në Banjskë: Po hetohet përfshirja e mundshme e personave nga Rusia

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka folur sërish për provat e autoriteteve në Kosovë lidhur me përfshirjen e Serbisë në...

KEDS tregon cilat vende nga Mitrovica do të mbeten pa energji elektrike

Disa vende të Mitrovicës do të mbeten pa energji elektrike. KEDS ka thënë se ndërprerjet do të ndodhin për arsye të punimeve në rrjet. "Mitrovicë 1. Nga...

Paralajmërohet ndalimi i prodhimit dhe përdorimit të disa lloje qeseve në Kosovë

Udhëzimi administrativ për ndalimin e qeseve të plastikës, i cili ka hyrë në fuqi që nga data 29 shtator të këtij viti ka për...