Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Mitrovicë, me ç’rast një veturë është rrokullisur, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet edhe Policia.
Siç duket rrokullisja ka ndodhur për shkak të ngricave në rrugë, të cilat mund të shkaktojnë edhe aksidente të tjera.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë për të marrë detaje nëse ka të lënduar, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Kujtojmë se në këtë vend në Mitrovicë shpeshherë janë shkaktuar aksidente trafiku.
/GazetaSinjali/