Janë publikuar rezultatet e fundit të testeve mbi rastet e reja me koronavirus, shkruan Mitrovica SOT.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 28 raste të reja me koronavirus, një rritje e dukshme pas rënies drastike të rasteve kohëve të fundit. 1 rast prej tyre është nga Mitrovica.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe janë shëruar 18 persona.
Numri total i rasteve aktive është 114.



