3.3 C
Mitrovice
E shtunë, 10 Janar, 2026
spot_img

Rritja e rasteve me koronavirus: Zemaj përmend dy elemente për menaxhim më të mirë, sanksione ndaj atyre që nuk i respektojnë masat

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas rritjes së rasteve me koronavirus ka thënë se janë dy elemente të përgaditjes, shtimi i mbikqyrjes dhe respektimi i masave. E për këto të fundit, tha se kush nuk u përmbahet pritet të dënohet, shkruan Gazeta Metro.

Kështu bëri të ditur ai në një konferencë për media të përbashkët me Shpend Ahmetin, kryetar i Prishtinës, qyteti ku edhe janë shënuar më së shumti raste.

“Janë dy elemente të përgaditjes, e para është shtimi i mbikqyrjes, koordinimi më i mirë, por edhe ajo që ne dhe të gjithë institucionet qëndrore e lokale dhe qytetarët që të respektojnë masat anti-Covid. Mbajtja e distancës dhe higjenës është kushti themelor që ne të vazhdojmë të luftojmë koronavirusin.”, tha ai.

Zemaj tutje paralajmëroi dënime ndaj atyre që nuk i respektojnë masat kundër pandemisë, përcjell Gazeta Metro.

“Jemi një ndër pesë vendet për situatën më të mirë epidemiologjike në Kosovë. Nuk duam që të kthehemi në të portokalltën e as në të kuqën. Duhet disiplinë që ta mbajmë ekonominë gjallë. Do të intervenojmë që të shtojmë mbikëqyrjen. Do të ketë sanksione për ata që nuk i respektojnë masat”, shtoi ai tutje.

Kujtojmë se për disa muaj Kosova shënoi rënie të rasteve me koronavirus, e po ashtu edhe të vdekjeve.

Sidoqoftë, ditëve të fundit është vërejtur rritje e shifrave, ku vetëm dje janë identifikuar 205 të infektuar, teksa edhe Kosova njëjtë si vendet tjera europiane po përballet me një valë të re të pandemisë./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT