1.4 C
Mitrovice
E shtunë, 24 Janar, 2026
spot_img

Rritja alarmante e rasteve me Covid, vetëm dy shtretër të lirë në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive të QKUK-së kanë mbetur vetëm dy shtretër të lirë për trajtimin e pacientëve të prekur me Covid-19.

Klinika është stërmbushur me pacientë të infektuar me Covid-19, kështu kanë deklaruar nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Në përgjigjen e tyre thuhet se në këtë klinikë janë duke u trajtuar 120 pacientë prej tyre 105 janë me oksigjenoterapi.



“​Klinika Infektive ka vetëm 2 vende te lira, ka 120 paciente, por ka vende të lira ne Kliniken Infektive II, Kliniken Infektive III dhe në Pulmologji!”, thuhet në përgjigjet e SHSKUK-së dhënë Insajderit.

Tutje, në përgjigjet e tyre thuhet se në raste të rritjes së numrit të pacientëve do aktivizohen edhe hapësira të reja.

Aktualisht në ShSKUK funksionojnë pesë klinika për trajtimin e pacientëve me Covid-19., Klinika infektive, Klinika e Pulmologjisë, Mjekimi Intensiv – COVID, Klinka Infektive II ( Mjekësi Sportive), Klinika Infektive III ( Inteno).

Në kliniken e Pomologjisë janë duke u trajtuar 79 pacientë, prej tyre 70 janë me oksigjenoterapi, në atë të Mjekimit Intensiv janw duke u trajtuar 14 pacientë, prej tyre 14 në oksigjenoterapi, në Klinikë Sportive janë duke u trajtuar 93 pacientë, prej tyre 89 janë me oksigjenoterapi dhe në Klinika Infektive III ( Inteno) janë duke u trajtuar 23 pacientë, prej tyre 23 janë me oksigjenoterapi.



Aktualisht në tërë klinikat e SHSKUK-së janë të hospitalizuar 345 pacientë, 286 persona janë të infektuar me koronavirus, 9 janë në respiratorë kurse 290 persona janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Kurse në spitalet rajonale janë të hospitalizuar 513 pacientë, prej tyre 433 të konfirmuar me Covid-19, tre në janë në respiratorë kurse 381 persona janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Një spital i veçantë për Covid-18 me 500 shtretër, ishte premtuar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në shtator të vitit të kaluar, por që nuk u përfundua ende.

Kosova numëron mbi 85 mijë raste pozitive me Covid-19, mbi 1 mijë të vdekur dhe 70 mijë 587 të shëruar.

TË FUNDIT

TË FUNDIT