Qeveria në detyrë ka vendosur rritjen e shtesave për lehonat nga 325 euro në 500 euro në muaj.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se vendimi hyn në fuqi që nga ky muaj dhe paraqet vazhdim të politikave mbështetëse për nënat lehona.
“Njësoj sikur vitin e kaluar edhe në këtë maj ne po i rrisim shtesat për lehona ashtu siç kemi premtuar, nga 325.9 euro në muaj në 500 euro në muaj sa paga minimale; me fjalë të tjera nuk po e presim korrikun”, deklaroi Kurti.




