7 C
Mitrovice
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img

“Rrini në linjë”: Osmani dhe ekipi i saj në festë pas njohjes nga Siria, kanë edhe një paralajmërim

Këshilltari për media i Presidentes së Kosovës, Bekim Kupina, pas njohjes së Kosovës nga Siria, ka publikuar një foto ku shfaqet bashkë me Presidenten Vjosa Osmani, Myftiun Naim Tërnava dhe pjesëtarë të stafit presidencial, duke e cilësuar këtë si një moment të veçantë, plot gëzim dhe simbolikë për vendin.

Në një postim në Facebook, Kupina ka dhënë edhe një paralajmërim për zhvillimet e ardhshme:

“Gëzimi që nuk ka nevojë për fjalë, pas njohjes nga Siria. Angazhimi dhe shkathtësia e Presidentes Vjosa Osmani rrumbullakësoi 120-in. Por ky numër nuk ndalet me kaq. Rrini në linjë…”

TË FUNDIT

TË FUNDIT