13.3 C
Mitrovice
E diel, 22 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Rrezarta Krasniqi kërkon ndihmë për gjetjen e kushëririt të saj, për të cilin nuk dihet asgjë që 4 ditë!

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së Rrezarta Krasniqi, e cila ka siguruar votat e nevojshme për t’u bërë deputete e Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar se është zhdukur kushëriri i saj Musli Krasniqi.

Ajo ka njoftuar se familjarët nuk kanë marrë asnjë informacion që nga e hëna e kësaj jave për Musliun.

“APEL!
Nga data 28 e këtij muaji kushëriri im Musli Krasniqi, nga fshati Begaj i Vushtrrisë është larguar nga shtëpia pa lënë asnjë adresë për destinacionin e tij. Mbesim të shqetësuar për fatin e tij. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës e cila ka nisur kërkimin”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, ajo ka bërë thirrje që kushdo që ka informacion për vendodhjen e tij, të njoftojë ata.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT