15.5 C
Mitrovice
E martë, 16 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Rreth 80% të votave të numëruara, këta deputetë deri më tani mbesin jashtë Kuvendit

Kur janë numëruar rreth 80% e votave për kandidatët për deputetë, shumë prej tyre duket se nuk do të mund të rihyjnë në Kuvend.

Kjo për shkak të votave që ata kanë marrë deri më tani.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, Naim Bardiqi, Vigan Qorolli, Fjolla Ujkani, Drita Pajaziti dhe Salih Zyba janë disa nga deputetët që, sipas votave të marra deri më tani, nuk do të jenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shosha, Arbnore Salihu dhe Nait Hasani janë tre emrat që deri më tani nuk duket se do të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndonëse mandatin e kaluar e kishin siguruar atë.

Haxhi Avdyli, pasi ndërroi partinë dhe kaloi në LDK, duket se nuk do të mund të zgjidhet prapë, pasi deri më tani ai ka marrë vetëm 4,732 vota, ndërsa renditet i 38-ti në listën e LDK-së. Bashkë me të, në Kuvend për edhe një mandat nuk u besua as Adelina Thaçi-Metës, e cila deri më tani ka arritur të marrë 9572 vota.

Nga lista e Vjosa Osmanit, deri më tani votat e mjaftueshme për t’u bërë deputetë i kanë marrë vetëm Jeta Statovci dhe Albena Reshitaj. Ndërsa Fahrije Hoti, Haxhi Avdyli, Bardhyl Hasanpapaj, Arjeta Musliu dhe Kreshnik Çollaku nuk kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme për t’u futur në Kuvend në kuadër të LDK-së.

Në listën e Aleancës, jashtë do të mbetet Albana Bytyqi, e cila deri më tani ka marrë vetëm 8030 vota, që janë të pamjaftueshme për t’u zgjedhur.

Megjithatë, këta emra mund të ndryshojnë edhe në bazë të numërimeve që janë duke vazhduar, si dhe në bazë të kuotës gjinore.

Sipas kuotës gjinore, në secilën parti, në bazë të ulëseve të fituara, 30% e tyre duhet të jenë gra. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT