14.5 C
Mitrovice
E martë, 16 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Rreth 346 mijë euro vlera e dëmeve nga rrëshqitja e dheut në magjistrale Prishtinë – Mitrovicë

Ende pa u bërë një vit nga asfaltimi i rrugës magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, një pjesë e rrugës ishte shembur në janar të këtij viti. Që nga ajo kohë, rruga ka mbetur në atë gjendje, dhe nuk do të mund të ndërtohet deri në pranverën e vitit 2022.

Rruga ishte shembur shkaku i gërryerjes afër rrugës nga një kompani private. Vetëm pas disa muajve, Ministria e Infrastrukturës kishte formuar një komision për të bërë vlerësimin e situatës.

Komisioni ka vlerësuar se dëmet e shkaktuara ka shembja e dheut janë rreth 346 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Më pas më këtë shumë, para pak ditëve Ministria e ka tenderuar rrugën, duke hapur tender “Sanimit të rrëshqitjes së rrugës në hyrje të Autostradës nga rruga Nacionale N2 në Mazgit(Zona kadastrale-Obiliq)”.


Në ministri nuk kanë dashur të japin sqarime rreth punës që ka bërë komisioni as për tenderimin e rrugës.

Ky aktivitet i prokurimit nuk ka qenë i përfshirë në parashikimin e prokurimit pasi që ka të bëjë me një punë të paplanifikuar, për shkak të rrëshqitjes së dheut në një pjesë të rrugës së lartcekur.

Ministria ka pranuar 10 oferta, me çmime më të vogël se sa është bërë vlerësimi i ekspertëve të saj, përkatësisht nga vendosja e çmimit ne ofertë.

Javën e kaluar janë hapur ofertat e ofertuesve nga ana e prokurimit të ministrisë dhe kompanitë që kanë ofertuar janë:

N.T. “Fer Petroll” & “Drini Company”, me ofertë 269996, 32 euro

“Eskavatori” shpk& “Best Company” shpk, me ofertë 305607, 77 euro.

“Pro& Co -Group” shpk, 329853, 77 euro.

“100 % Desing” & “Papenburg & Ardiani Company”, 247724, 54 euro.

“Agim Morina BI”, 272662, 86 euro.

“Beni Com” & “Kag Asphalt Company”, 284858, 09 euro.

“Via” shpk & “Eurokos Holding” shpk, “Eurotitan” shpk, 300850, 85 euro.

“Sallahu” shpk, 288349, 53 euro.

“Company Murseli” shpk & “Grand Consstruction”, 32000, 52 euro.

“Alko Impex General Construction” shpk 321799,20 euro.

Marrë parasysh kohën e vlerësimit të ofertave, të ankesave, dhe kohën dimërore, ministria nuk do të mund të nisë ndërtimin para pranverës së vitit 2022.

Pas paraqitjes së deformimeve në rrugën nacionale N2, segmenti në dalje te Auto-udhës A7 në drejtim të Prishtinës nga Mitrovica në fshatin Mazgit, në janar është bërë mbyllja e daljes në drejtim të Prishtinës si dhe njëri shirit i qarkullimit, drejtimi Mitrovicë-Prishtinë.


Një pjesë e Autoudhës N2 pësoi plasaritje të mëdha në fund të dhjetorit 2020. Më pas një pjesë u shemb.

Institucioni përgjegjës nën autoritetin e të cilës është kjo rrugë, Ministria e Infrastrukturës ka bërë përgjegjës një ndërtues, i cili kishte filluar gërmimet për ndërtimin e një objekti.

“Sa i përket kyçjes në Autostradën “Ibrahim Rugova” në fshatin Mazgit në rrugën Prishtinë- Mitrovicë (N2), ku si rezultat i hapjes së gropës ndërtimore pa pëlqim të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), nga një ndërtues, ka ndodhur rrëshqitja e trupit të rrugës dhe shembja e shtresës qarkulluese”, kishte thënë para disa muajve Ministria e Infrastrukturës për lajmi.net

Ministria kishte caktuar një komisionin profesional që të merret me sanimin e kësaj rrëshqitje.

“MMPHI menjëherë ka bërë veprimet e duhura duke filluar nga rilevimi i terenit, duke bërë profilet tërthore të terrenit dhe pastaj me studimin gjeomekanik të kësaj rrëshqitje ku janë bërë shpimet me sonda në thellësinë deri 20 metra, nën shtresën qarkulluese. Ndërsa në pjesën e poshtme të skarpates ka qenë e pamundur vendosja e mekanizimit për shpim për shkak të lëvizjes permanente të skarpates dhe kushteve atmosferike që kanë qenë të disfavorshme për këtë problem. Ministria ka caktuar komisionin profesional që të merret me sanimin e kësaj rrëshqitje”, kishte bërë tutje të ditur MI-për lajmi.net.

Pos, hapjes ilegale të gropës, ministria ka bërë përgjegjës personat që janë marrë me projektin e rrugës, pasi thonë se ai si i tillë nuk i ka plotësuar kushtet teknike.

“Kjo rrugë në atëkohë është ndërtuar pa shpronësimin e pronave të përfshira në këtë ndërtim dhe në atë kohë është punuar një projekt, i cili nuk i ka plotësuar kushtet teknike për tu proceduar me tutje, pasi që ka pasur shpërputhje të projektit dhe gjendjes ne teren. Tani ne kemi bërë revidimin e këtij elaborati të shpronësimit dhe jemi në fazën finale të përfundimit të tij. Problem në vete në këtë projekt paraqet mungesa e dokumentacionit kadastral i grabitur nga Serbia. Me se shumti problem po paraqet, mungesa e planeve grafike që kemi në zonën kadastrale Kralice dhe ekipi i gjeodeteve po bëjnë përpjekje për ti siguruar këto plane në mënyrë që të përfundoj ky projekt”, thuhej tutje nga ministria.

Lajmi.net ka mësuar se ministria para pak javësh ka ushtruar padi ndaj personave që dyshohet që kanë shkaktuar dëmin.

Pas dëmtimit të rrugës, automjetet të cilat vijnë nga Auto-udha A7 për të vazhduar në drejtim të Prishtinës është dashur të vazhdojnë në drejtim të fshatit Mazgit, më saktë në segmentin rrugor Prishtinë-Mitrovicë për shfrytezimin e rreth rrotullimi në fshatin Mazgit (rreth rrotullimi që gjendet në afërsi të tyrbes së Sulltan Muratit) dhe më pas kanë vazhduar në drejtim të Prishtinës. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT