14 C
Mitrovice
E premte, 20 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Rrëfimi i vëllait të Mërgim Vojvodës: Para 20 viteve e keqtrajtuan në një spital në Çeki, ai iu hakmor me gol vendimtar

Heroi i Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e fituar ndaj Çekisë, Mërgim Vojvoda, kishte motiv shtesë për t’i shënuar çekëve, transmeton Gazeta Metro.


Mërgim Vojvoda iu hakmor Çekisë për trajtimin që ia kishin bërë në një spital kur ky i fundit ishte si fëmijë. Djaloshi nga Skënderaj që po shkëlqen te Standard Liege dhe te Përfaqësuesja e Kosovës ka një storie shumë interesante pas vetes.

Familja e Mërgimit kishte bërë një rrugëtim aspak të lehtë para 20 viteve ku u larguan nga Kosova në mënyrë ilegale, ku kishin ecur madje edhe maleve. Mërgimi kishte qenë shumë i vogël atë kohë, ndërsa vëllau i tij, Gazmendi tregon se si ia kishin keqtrajtuar vëllaun në një spital në Çeki.

“Pas lufte kur kemi dalur nga Kosova për në Evropë, Mërgimi ka qenë i vogël edhe para se me ardhë në Belgjikë në të zezën, kemi përjetuar shumë gjëra duke kaluar madje edhe nëpër male dhe 6 muaj kemi qëndru në Çeki,” tregon për Reporterin, Gazemend Vojvoda, vëllau i Mërgimit.

“Mërgimi ka qenë i sëmurë edhe e patën nalë në një spital në Çeki, edhe tash ky u kanë i vogël atëherë ka qajt nonstop se vetë në spital edhe kur kemi shkuar të nesërmen me pa në spital Mërgimi i thoshte nënës ‘Më ka bërtit doktoresha se nuk kam dasht me i pi hapat, edhe ma ka fut një shuplakë’.

E Mërgimi shuplakën dhe trajtimin që ia kishin bërë në Çeki nuk e kishte harruar dhe i kishte premtuar familjes së tij se do t’i hakmerret atyre në ndeshjen në Prishtinë.

“Tash Mërgimi para lojës me Çekinë në Prishtinë që e ka pasur Kosova tërë kohën thoshte si hajagare ‘Ka me iu hakmarr këtyre se më ka pas rreh ajo doktoresha’,” vazhdon tregimin vëllau i Mërgimit.

E për fat të mirë Mërgimi iu hakmor çekëve duke shënuar golin e fitores pas një skeme të përgatitur në mënyrë brilante nga Kosova./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT