6.3 C
Mitrovice
E martë, 21 Tetor, 2025
spot_img

Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për këtë javë

Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe të masave paksa më të ngrohta ajrore.

Si rrjedhojë, dita e sotme u karakterizua kryesisht me diell, por mjaft e ftohtë gjatë orëve të mëngjesit. Gjatë ditës, temperaturat shënuan ngritje të ndjeshme.

Nga e marta e deri të enjten, pritet shtim i vranësirave. Në orët e mëngjesit, nëpër lugina dhe ultësira parashihet mjegull, ndërsa të mërkurën edhe reshje lokale shiu, herë pas here në formë rrebeshi. Të enjten pritet më shumë kthjellim dhe ngritje e temperaturave.

Të premten, mot me vranësira dhe intervale me diell, lokalisht me rrebeshe shiu.

E shtuna do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa të dielën parashihet sërish shtim i vranësirave dhe reshje shiu.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, por më së shumti nga jugu dhe jugperëndimi. Në pjesën e dytë të javës pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20–60 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 21°C. /MeteoKosova/

TË FUNDIT

TË FUNDIT