Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas here pritet të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Si pasojë e grimcave të pluhurit saharian, reshjet do të jenë të përziera me baltë.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-65 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C. /MeteoKosova/