Një rrahje mes tre personash ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Mitrovicës.
Në ngjarje kanë qenë të përfshirë dy sulmues të cilët e kanë rrahur një person të tretë, rreth orës 17:20, shkruan Mitropol.
Viktima, për shkak të lëndimeve që ka pësuar është detyruar të pranojë tretman mjekësor.
“Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë.