Një rrahje ku janë përfshirë disa persona ka ndodhur në Mitrovicë, mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, raporton Gazeta Sinjali.
Pesë persona patën një mosmarrëveshje rreth orës 03:00 të mëngjesit, çka eskaloi në dhunë.
Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë, bëjnë me dije se disa prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Gazeta Sinjali mëson se dy nga personat e përfshirë në rrahje janë pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Krejt kjo erdhi pasi në lokalin ku po qëndronin, të dyshuarit filluan ta fyejnë njëri tjetrit, e kur dolën jashtë përdorën edhe shufra metalike.
Të dyshuarit tashmë janë intervistuar nga Policia.
/GazetaSinjali/