11.3 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Rrahje brutale në shkollën “Trepça”, nëna sulmoi nxënësin që gjuajti me gurë djalin e saj

Gjatë ditës së djeshme, ndodhi një përleshje mes nxënësve në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Trepça’ në Banjë të Pejës në komunën e Istogut, ku një nxënës u rrah dhe u sulmua me gurë nga shoku i tij i klasës.

Nxënësi i klasës së pestë mori trajtim mjekësor, teksa rasti u denoncua edhe në Polici.

Por nuk mbaron me kaq, pasi që Policia ka inciuar rast ndaj nënës së nxënësit që u sulmua.

Ajo dyshohet se pas ndodhisë së rastit, ka marrë ‘hak’ duke sulmuar nxënësin që sulmoi me gurë djalin e saj.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se nëna e viktimës dyshohet që e ka sulmuar fizikisht nxënësin dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti është inicuar si “sulm”.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë se çfarë ndodhi në hollin e shkollës ‘Trepça’.

Në pamje shihet nëna e djalit 10-vjeçar, teksa i afrohet nxënësit që sulmoi me gurë fëmijën e saj dhe e godet me dy duart , ndërsa stafi i shkollës përpiqen ta largojnë.

Drejtori i shkollës, Nexhmedin Beqiraj, ka mohuar që ngjarja të ketë ndodhur brenda hapësirave të shkollës ‘Trepça”, për çka ata nuk marrin përgjegjësi.

Për ta parë VIDEON, klikoni KËTU

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT