8.8 C
Mitrovice
E hënë, 26 Janar, 2026
spot_img

Rrahen mes vete dy doktorë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, flasin nga QKUK

Një incident ka ndodhur sot brenda objektit të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Dy punonjës shëndetësorë, saktësisht dy doktorë, kirurgë janë rrahur mes vete.

Lajmin për Express e kanë konfirmuar edhe nga QKUK të cilët kanë thënë se ende nuk dihen shkaqet.

“Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve ka ndodhur një incident mes dy punonjësve shëndetësorë. Sipas informatave fillestare, për rastin janë njoftuar organet e rendit, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk kemi detaje shtesë lidhur me shkaqet”, kanë thënë nga QKUK.

TË FUNDIT

TË FUNDIT