Një nga hitet më të mëdha të Rovena Stefës, padyshim që është “Burrë Të Martuar Dashurova”, një këngë e publikuar shumë vite më parë, por që ende vazhdon të dëgjohet dhe të pëlqehet nga publiku.
Si qëndron historia pas kësaj kënge?
Rovena ka rrëfyer gjithçka, e ftuar në emisionin e saj “Glamour Zone” në RTV Ora.
E pyetur nëse kjo këngë është dedikim, Rovena Stefa përgjigjet:
“Kjo këngë nuk është bazuar në histori të vërtetë, nuk është dedikim. Tekstin e ka shkruar Avni Cahili. Ai nuk më pyeti mua çfarë teme do, thjesht u frymëzua nga muzika dhe bëri tekstin”.


