14 C
Mitrovice
E shtunë, 14 Mars, 2026

Rizvanolli paralajmëron dërgimin e dosjes në polici për rastet kur ka reduktime më shumë se 2 orë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar dërgimin e një dosje në Policinë e Kosovës me rastet e pranuara nga qytetarët kur energjia elektrike po ju ndalet më shumë se dy orë. Ministrja thekson se plani i reduktimeve i cili parasheh 8 orë furnizim me energji elektrike dhe 2 orë pa furnizim, duhet të implementohet në mënyrë të barabartë, si dhe barra duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë tek të gjithë konsumatorët.

Për këtë problem, Rizvanolli thotë se dje ka ftuar në takim urgjent përfaqësuesit e të gjitha institucioneve relevante: KEDS, KESCO, KOSTT dhe ZRrE.

“Gjatë takimit kam kërkuar nga ta informatat dhe arsyet për reduktimet jashtë orarit të paralajmëruar, si dhe kam kërkuar nga KEDS që (me ndihmën e KOSTT) të sigurohen që orari të respektohet me përpikmëri gjatë reduktimeve”, shkruan ajo, transmeton Express.

Ajo bën me dije se Ministria e Ekonomisë është duke përgatitur një dosje me të gjitha raportimet për t’i dërguar në Policinë e Kosovës për të hetuar rastin.

“Ndër të tjera, në këtë dosje janë të përfshira edhe disa foto të cilat janë dërguar nga qytetarë ku vërehet heqja e disa siguresa nga trafot e rrymës, si dhe dyshimet nga ana e qytetarëve në lidhje me heqjen e qëllimshme të një faze në disa vende duke e zvogëluar ngarkesën e rrjedhimisht duke e bërë ngrohjen në disa vende jo funksionale”, është shprehur ministrja.

TË FUNDIT

TË FUNDIT