26.7 C
Mitrovice
E hënë, 23 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Rizvanolli: Kosova në asnjë moment nuk ka qenë në kolaps energjetik

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar sot para mediave se vendi nuk ka qenë asnjëherë në kolaps energjetik, pavarësisht sfidave me të cilat po përballet sektori i energjisë në Kosovë.

“Nuk ka pasur asnjë moment kur KEK-u ka prodhuar zero megavatë ose që Kosova të ketë qenë në kolaps energjetik. Sfida kemi, sepse siguria jonë e furnizimit varet nga termocentralet 62-vjeçare dhe 42-vjeçare, të cilat nuk janë rehabilituar ndonjëherë siç duhet,” tha Rizvanolli.

Sipas saj, që nga prilli, jo të gjitha blloqet e prodhimit janë funksionale për shkak të punimeve në Termocentralin “Kosova B”, ku aktualisht po modernizohen turbinat.

“Blloku B2 është jashtë funksioni për gjashtë muaj për shkak të këtyre operimeve. Kjo është një sakrificë e përkohshme, por e domosdoshme, dhe duhet bërë tani, pasi nuk është bërë më herët kur importi ishte trefish më i lirë,” u shpreh ministrja.

Ajo shtoi se për herë të parë po kryhen ndërhyrje të mëdha në këtë termocentral, duke përfshirë vendosjen e filtrave dhe modernizimin e turbinave, çka do të sjellë rritje të kapacitetit për 80 megavatë dhe ulje të ndotjes në ambient.

““Kanë pasur ndërhyrje të vogla më herët, por kjo është hera e parë që po bëhen investime të tilla të thella në ‘Kosova B’,” theksoi Rizvanolli.”“ Nuk ka pasur asnjë moment kur KEKU ka prodhuar zeromegabatur ose që Kosova ka qenë në kolaps energjetik. Kemi sfida në sektorin energjetik sepsesiguria jonë e furnizimit varet nga termocentrali 62 vjecare e 42 vjecare dhe kurrë nuk janë bërë rehabilitime të tyre. Nga prilli nuk kemi në funksion të gjitha blloqet, po ndodh për shkak tek Termocentrali Kosova B po i modernizojmë turbinat dhe rrjedhimisht blloku B2 është jashtë funksioni për gjashtë muaj për kryerjen e këtyre operimeve. Eshtë sakrificë e përkohshme por e domosdoshme dhe duhet bërë tani pasi që nuk është bërë kur importi ka qenë trefish më i lirë. Këto janë për herë të parë, ka pasur ndërhyrje të vogla. Për herë të parë tek Kosova B po bëhet modernizimi i turbinave dhe vendosja e filterëve dhe një sërë investime të tjera të cilat do të rrisin kapacitetin për 80 megavat dhe do ta ulin ndotjen”, deklaroi Rizvanolli.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT