Tashmë me popullin shqiptar janë solidarizuar pothuajse të gjithë, përfshirë edhe personazhet e famshme publike.
Disa prej tyre kanë zgjedhur të ndihmojnë online përmes fondacioneve të ndryshme, shumë prej tyre ofruan ndihma nga afër dhe ka nga ata që kanë shprehur gatishmëri të ndërtojnë edhe shtëpi, për shkak të dëmeve të mëdha me të cilat u përballen këto ditë ca zona në Shqipëri. Për dallim nga Dua Lipa dhe Bebe Rexha, këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Ora, zgjodhi një familje shqiptare për t’iu rindërtuar shtëpinë pas shkatërrimit nga tërmetet.