Komandanti i KFOR-it, Angelo Ristuccia, ka thënë se ia ka bërë të qartë Beogradit, se kanë numra të mjaftueshëm për t’u kujdesuar për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në tërë territorin e Kosovës.
Ristuccia foli edhe për zhvendosjen e FSK-së në veri, e që mund të bëhet sipas tij, vetëm me pëlqim të komandantit të KFOR-it, njofton Klankosova.tv.
“Siç e thash qartë ua kam bërë me dije që jemi plotësisht të pajisur, kemi numra të mjaftueshëm, dhe të organizuar për t’u kujdesur për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë Ristuccia në një intervistë për Klan Kosova.


