0.1 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Risi në Mitrovicë: Abit Tahiri, fizioterapeuti i ri mitrovicas hap ordinancën e tij duke sjellur përvojë nga Turqia




Qyteti i Mitrovicës, nga të gjitha qytetet e tjera të Kosoves, gjithmonë është shquar
dhe dalluar, por edhe është krenuar, me njerëz profesionistë dhe të suksesshëm që e kanë përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme qytetin por edhe gjithë Kosovën.

I tillë është edhe Abit Tahiri, një i ri ambicioz nga Mitrovica i cili vendosi që ëndrren e tij për të studiuar Fizioterapinë dhe Rehabilitimin, e bëri realitet, me shumë punë, vullnet dhe angazhim.

Abiti, si një djalosh i ri por me ëndërra të mëdha, shkoi në Turqi dhe kreu studimet e tij në Universitetin Publik të Trakyas, një universitet prestigjioz dhe shumë i vlerësuar në Turqi por edhe jashtë saj. Gjatë qëndrimit të tij 5 vjeçar atje, ai përfaqësoi Mitrovicën dhe Kosovën në mënyren më të mirë të mundshme, duke korrur suksese të
njëpasnjëshme, por edhe duke treguar kulturë të lartë dhe disciplinë.

Në vazhdën e formësimit profesional të tij, Abiti ka participuar në shumë trajnime të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, në fushën e terapisë fizikale, ku edhe me plot sukses është çertifikuar për osteopati, akupunturë, dry needling, refleksologji e hixhame.

Perveç këtyre trajnimeve, ai poashtu fitoi përvoja të larta në trajtimin e dhimbjeve të
ndryshme muskulare, posaçërisht ato të qafës dhe të shpinës.

Në një intervistë për portalin Mitrovica SOT, Tahiri u deklarua: “Për 5 vite qëndrimi atje, krahas studimeve kam arritur të marrë pjesë në një sërë trajnimesh vendore dhe ndërkombetare në qytete të ndryshme të Turqisë, por asnjëherë nuk e kam harruar Mitrovicën dhe gjithmonë në programe të ndryshme kulturore, e kam përfaqësuar  disa herë shtetin e Kosovës, duke ju treguar edhe të tjerëve për pasuritë dhe vlerat e saj”.

Është nder dhe fat i madh për qytetin tonë, pasi që pikërisht në vendin ku u rrit, Abit Tahiri ka hapur ordinancën dhe shumë shpejt ka filluar të  bëhet një ndër fizioterapeutët më të kërkuar të momentit. Të gjithë ju që dëshironi por edhe që keni nevojë të shfrytëzoni ekspertizën e tij, ju mund të vizitoni ordinancën e tij në lagjen Ilirida, por edhe mund të kontaktoni në këtë nr: 049/249-525.

Më poshtë po ju sjellim disa pamje nga puna ditore në ordinancën e Abit Tahirit./MitrovicaSOT



TË FUNDIT

TË FUNDIT