14.9 C
Mitrovice
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Rikthehet e diela si ditë pune në Mitrovicë

Dita e diel do rifillojë të jetë ditë pune në qytetin e Mitrovicës.

Lajmin për mediumin lokal Mitropol e ka bërë të ditur Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi. Kamberi kishte kërkuar kthimin e ditës si diel si ditë pune me iniciativën e mbi 40 bizneseve.

Vendimi për rikthimin e së dielës si ditë pune ishte mbështetur me votat e shumicës së asambleistëve të Mitrovicës. Ky vendim hyn në fuqi pas 15 ditëve të dorëzimit të tij në Ministrinë përgjegjëse për Vetëqeverisje Lokale dhe pasi kanë kaluar 7 ditë prej shpalljes së tij në faqen zyrtare të Komunës së Mitrovicës, gjë që aludon me ditën e nesërme./Mitropol

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT