Prishtina Weather ka njoftuar se në fundjavë do të rikthehet sërish moti dimëror, me borë dhe shi.
Pas një moti relativisht më stabil, në këto dy ditët e fundit, në fundjavë sërish rikthehet moti dimëror, me ç’rast priten edhe të reshura bore, në vise të ulëta gjatë ditës të përziera edhe me shi.
Javën e ardhshme acari polar nga verilindja e kontinentit zbarkon edhe mbi vendin tonë, ku zbret ndjeshëm temperaturat, edhe ato maksimale. Kohëpaskohe priten edhe mundësi për reshje të dobëta bore.
Në ditët e fundjavës, pritet një përmirësim i gjendjes me cilësinë e ajrit. Qarkullimi i mirë ajror edhe mban ndotësit ajror më të shpërndarë. Indeksi do të kaloj edhe në vlera të pranueshme, por edhe të mira, sidomos ditën e diel. Vetëm orëve të mbrëmjes, në vende ku nuk do të ketë qarkullim të mirë ajror, vlerat kalojnë edhe në të dobëta dhe shumë të dobëta.
5.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët. Pasdite priten reshje shiu dhe bore, që me rënie të temperaturave shndërrohen në reshje bore.
6.03 – Ftohtë, kryesisht vranët, kohëpaskohe me reshje të dobëta bore, që gjatë ditës në vise të ulëta përzien edhe me reshje shiu.
7.03 – Kryesisht me vransira dhe ftohtë. Kohëpaskohe priten të reshura shiu dhe bore, derisa gjatë mbrëmjes të shndërrohen në borë.
8.03 – Shumë ftohtë, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten mundësi edhe për reshje të dobëta bore.
9.03 – Shumë ftohtë, vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Herë herë me reshje lokale bore.
Temperaturat në rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet në fundjavë zbresin deri në -2 e 0C, e javën e ardhshme edhe deri në -4C e -7C. Rënie pësojnë edhe maksimalet në 3C e 4C në fundjavë, e ditën e martë edhe në 0C.
Erërat do të fryjnë të lehta dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-10m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.