Janë shfaqur shenjat e para të rikthimit të tensioneve në Veri në kuadër të përpjekjeve konstante e tinëzare të Serbisë autoritare të Aleksandar Vuçiq për destabilizim të vendit, shkruan Mitrovica SOT.
Kjo pasi raportohet se një rrugë në fshatin Banjskë të pjesës veriore është bllokuar nga disa qytetarë.
Raportohet se ata kanë dalur të protesojnë pas plagosjes së një qytetari serb të pjesës veriore.
Rasti i fundit i plagosjes u ka dhënë edhe më shumë material strukturave paralele të dirigjuara nga Beogradi pasi dyshohet që në plagosjen e qytetarit serb kanë qenë të përfshirë zyrtarë policorë.
Kujtojmë se Policia ka reaguar duke suspenduar nga puna të dyshuarit e në fund edhe duke i arrestuar.