2 C
Mitrovice
E hënë, 2 Shkurt, 2026
spot_img

Ridvan Berisha: Të lumtë Isa Mustafa që nuk e le Gërvallën brenda LDK-së

Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar pas raportimeve se Donika Gërvalla kishte refuzuar prezencën e TMK-së në rivarrimin e babait të saj, veprimtarit Jusuf Gërvalla.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka folur me një diskurs shumë të ashpër karshi Gërvallës, duke e quajtur madje “hyzmeqare të nazistëve”, shkruan lajmi.net.

Madje, Berisha ka thënë se Isa Mustafa ka vepruar shumë mirë që nuk e ka lënë Gërvallën brenda LDK-së.

Postimi i plotë i Berishës:

Horë u bëtë znj Shvartz, lehtë u dokonsipruat, nëna dhe ju refuzuat prezencën e TMK-së në rivarrimin e babait tuaj, dëshmor atdheu, dyshoj shumë se ju, znj Shfartz jeni ‘hyzmeqare’ e nazistëve të “BND së Lindjes” dhe tash Albin Kurti është në të njëjta frekuenca me ju. Mosvet! “Hajnat n’burg”, sllogan inteligjent i spinuazhit për të kamufluar pasionin për shpresën kundër kampit të luftës, në rastin tonë pati sukses, do ta keni problem shumë për të shijuar pushtetin me demagogji nën spiunazhin “BND së Lindjes”, uroj të mos e përfundoni statusin si bërllog i shoqërisë!

T’lumtë Prof. Dr. Isa Mustafa që nuk e lë brenda LDK-së!. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT