Klubi i futbollit i femrave, KFF Mitrovica, ka shënuar fitore me një rezultat super të jashtëzakonshëm, shkruan Mitrovica SOT
Klubi mitrovicas i futbollit i femrave ka mposhtur KFF Jakovën me rezultatin 37-0.
KFF Mitrovica ka reaguar duke thënë se përkundër fitores ky rezultat nuk është diçka për t’u krenuar dhe se është koha e fundit kur FFK të marrë masa që klubet si KFF Jakova të mos lejohen të garojnë në Superligën e Femrave. /MitrovicaSOT
Postimi:
𝙎𝙪𝙥𝙚𝙧𝙡𝙞𝙜𝙖 𝙁𝙚𝙢𝙧𝙖𝙩-𝙅𝙖𝙫𝙖 16
𝑲𝒇𝒇 𝑴𝒊𝒕𝒓𝒐𝒗𝒊𝒄𝒂 37:0 𝑲𝒇𝒇 Jakova
Nuk është rezultat për tu krenuar, por është momenti i fundit që FFK të ndërmarr masa qe klubet si Kff Jakova’ mos të lejohet të garojnë në Superligën e Femrave, sepse e prishin imazhin e Ligës.
Klubi ynë tash e disa vite kërkon që Superliga e Femrave të zvogëlohet në 6 ekipe, të luhet në sistem katërfisht dhe të jetë garë më konkuruese.
𝐆𝐨𝐥𝐚𝐬𝐡𝐞̈𝐧𝐮𝐞𝐬𝐞:
𝐄.𝐊𝐫𝐲𝐞𝐳𝐢𝐮 𝐱11
K.Biqkaj. x7
E.Zeka. x6
B.Shala. x4
F.Musaj. x3
Denize D. x2
E.Emerllahu x2
A.Eddie. x1
E.Elezaj. x1