13.7 C
Mitrovice
E premte, 18 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Rexhepi: Nëse s’ka Qeveri me 15 prill, shkojmë në zgjedhje

Deputetja boshnjake dhe kryetarja e NDS-së, Emilja Rexhepi, ka shprehur optimizëm për formimin e institucioneve të reja

“Mendoj se gjithçka do të jetë mirë sa i përket formimit të institucioneve’’, thotë ajo.

Ajo u shpreh se për partinë e saj, situata është e qartë dhe se ata janë të gatshëm të mbështesin qeverinë e kryeministrit Albin Kurti.

‘’Ne mbështesim qeverinë e re të Albin Kurtit’’, shtoi ajo.

Rexhepi sugjeron se mazhoranca e tanishme, përkatësisht ajo që udhëhiqet nga Albin Kurti, nuk do zgjedhje.

‘’Mazhoranca nuk do zgjedhje,” u shpreh Rexhepi për FrontOnline.

Megjithatë, Rexhepi theksoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme për të gjitha palët, NDS është e gatshme të shkojë në zgjedhje.

“Nëse jo, jemi gati të shkojmë në zgjedhje,” u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se partia e saj do të kërkojë një zgjidhje tjetër, nëse negociatat nuk e qojnë vendin drejt stabilitetit të duhur politik.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT