29 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë shkuar sot për ta uruar kryeministrin Albin Kurti, në marrjen e detyrës si shef i qeverisë.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në twitter të shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Selimi ka shkruar se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje i uron punë të mbarë Kryeministrit Kurti.
“Grupi Parlamentar i Lëvizjes #Vetëvendosje, në Qeverinë e Kosovës i uron punë të mbarë Kryeministrit Kurti”, ka shkruar Selimi.
Grupi Parlamentar i Lëvizjes #Vetëvendosje, në Qeverinë e Kosovës i uron punë të mbarë Kryeministrit Kurti. pic.twitter.com/dUnr1HgPBv
— Rexhep Selimi (@RexhepSelimi_10) February 13, 2020