Efikasiteti i maskave për mbrojtjte kundër koronavirusit apo siç njihet me emrin shkencor, SARS-CoV-2, ka qenë subjekt i debatave të nxehta që nga paraqitja e pandemisë, shkruan Mitrovica SOT.
Një hulumtim i ri i publikuar nga revista shkencore prestigjioze, ‘Science’, ka ardhur në përfundimin se maskat, duke përfshirë ato më të thjeshtat, janë shumë efektive në mjedise ku koncentrimi i koronavirusit nuk është i madh.
Por, sipas hulumtimit, situata ndryshon në mjedise ku koncentrimi i virusit është i lartë, mjedise në të cilat maskat janë shumë pak efektive.
Hulumtimi thekson se në shumicën e mjediseve, koncentrimi i virusit ka tendencë të jetë i ulët.
Burimi: https://science.sciencemag.org/content/372/6549/1439?utm_campaign=SciMag&utm_source=Social&utm_medium=Facebook



