8.3 C
Mitrovice
E martë, 5 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Reshjet rikthehen të premten

Mëngjesin e së enjtes përgjatë ultësirave, paraqiten kushte për mjegull apo mjegullinë. Gjatë ditës do të mbretëroj mot më i ngrohtë e kryesisht me diell. Më vonë gjatë mbrëmjes vransira fillojnë të shtrihen në perëndim të vendit, që sjellin kushte për ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 13C, e maksimalet shkojnë në 26C e 27C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s.

Rrebeshe shiu përfshinë vendin ditën e premtë, qysh në orët e para të ditës, që herë herë shoqërohen me bubullimë. Temperaturat zbresin në 20C. Rrebeshe shiu shfaqen kohëpaskohe gjatë fundjavës, derisa temperaturat pësojnë rënie më të theksuar në 15C e 12C, maksimalet, e minimalet në 7C.

Në vise të larta malore reshjet e shiut shndërrohen apo përzien me reshje dëbore. Të hënën reshje lokale shiu mund të vazhdojnë në pjesë të vendit, por nuk mungojnë intervale me diell.

TË FUNDIT

TË FUNDIT