4.8 C
Mitrovice
E diel, 25 Janar, 2026
spot_img

Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell – Parashikimi i motit për të nesërmen

Mendimi për Motin ka bërë të ditur se të nesërmen pritet që të ketë reshje lokale shiu.

Në postim bëhet e ditur edhe se, nuk do të mungojnë as intervale me diell.

Postimi:

Mot i ndryshueshëm përgjatë fundjave, me reshje lokale shiu.

Mendimi për motin – 23.01.2026

Mot i ndryshueshëm po parashihet përgjatë fundjave. Ditën e shtunë kalojnë më shpesh vransira, që më vonë shoqërohen me reshje lokale shiu, më të shprehura pjesëve perëndimore të vendit. Temperaturat minimale zbresin në -1C e 1C, derisa maksimalet gjatë ditës luhaten ndërmjet 7C e 10C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare juglindore 4-7m/s.

Reshje lokale shiu vazhdojnë të paraqiten në pjesë të vendit edhe ditën e diel, ndërkohë që nuk mungojnë as intervale me diell, pasi që erërat më të theksuara juglindore shpërndajnë vransirat. Frynë erë juglindore mesatare e mesatarisht e fuqishme 7-14m/s. Kushte të paqëndrueshme do të vazhdojnë edhe ditëve të para të javës së fundit të janarit. Ditën e hënë të reshurat mund të jenë më të shtrira përgjatë territorit të vendit, e të martën më të lokalizuara. Të hënën madje aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë bubullimë. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 10C e 11C të dielen, e deri të martën zbresin në 7C. Minimalet rriten në vlera pozitive, ndërmjet 2C e 5C. Ditën e mërkurë nuk paraqiten sinjale për të reshura, por do të ketë vransira e intervale me diell.

TË FUNDIT

TË FUNDIT