Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend dhe gjatë ditëve të tjera të javës.
10.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore, të cilat gjatë ditës në vise më të ulëta shndërrohen edhe me reshje shiu. Vende-vende reshjet e borës do të jenë me intenzitet mesatar, që mund të formojnë edhe shtresë bore.
11.03 – Kryesisht me kthjellime dhe diell. Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica.
12.03 – Kthjellime dhe vranësira kalimtare. Në mëngjes më ftohtë me ngrica, ditën më butë.
Derisa të hënën temperaturat shënojnë rritje, nga e marta sërish në rënie, me tendencë të rritjes sërish nga dita e enjte.
/GazetaSinjali/



