13.5 C
Mitrovice
E shtunë, 11 Prill, 2026

Replikat e rënda Veliu-Osmani: Nga përkthyese e Thaçit e deri tek akuzat për shëndet mental

Dy nënkryetarët e partisë më të vjetër në vend, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu e Vjosa Osmani pas një kohë pauze dhe shenjave se ata kishin lënë anash mospajtimet mes tyre, lufta mes tyre është ngjallur përsëri me deklarata nga më të rënda, shkruan Gazeta Metro.

Ishte shkarkimi i Agim Veliut nga ministri i Punëve të Brendshëm që ‘traumatizoi’ të gjithë skenë politike kosovare, madje edhe prishjen e koalicionit dhe Qeverisë Kurti.

Ishte Veliu ai që filloi sulmet i pari ndaj Vjosa Osmanit, ku e quante zëdhënëse të Vetëvendosjes dhe se nuk po i del në krah partisë që ajo përfaqëson, madje i ka treguar derën që të dal nga LDK nëse vazhdon të deklarohej kundër partisë.

Krejt ky acarim i Veliut ndaj Osmanit erdhi pasi kjo e fundi nuk i doli në ndihmë Veliut pasi u shkarkua nga Kurti, ajo nuk tha asnjë fjalë në publik dhe kështu duke treguar se ‘lufta’ mes tyre akoma është aktive, shkruan Gazeta Metro.

Së fundi Veliu e quajti Osmanin si përkthyese të presidentit Hashim Thaçi dhe një frikacake që nuk doli të kandidon kur ju kërkua nga LDK për kryetare të Prishtinës dhe Mitrovicës.

E natyrisht reagimi do të vinte nga Vjosa Osmani, ku e quajti si shantazhues e shpifës por duke mos i përmendur emrin, mirëpo duke u parë qartë se ky mesazh ishte për të, shkruan Gazeta Metro.

Madje Osmani këtë mesazh e kishte lidhur edhe me shëndetin mental, duke aluduar kështu me pandeminë e koronavirusit.

‘Lufta’ mes Osmanit dhe Veliut është e hershme qysh nga viti 2014, ajo po vazhdon të jetë aktive deri në zgjedhjen e re të një kryetari të partisë, pasi të dy këta të fundit janë në garë për të parin e LDK’së.//gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT